Në Graçanicë dinari del nga përdorimi, pagesat vetëm në euro

Përkundër se ende nuk ka një marrëveshje për përdorimin e dinarit në Kosovë, në Graçanicë ditëve të fundit është hequr tërësisht nga përdorimi. Me valutën shtetërore të Serbisë në Graçanicë nuk mund të blesh asgjë, gjithçka po paguhet vetëm me euro

Qytetarët në Graçanicë mund të kenë dinarë në xhepat e tyre, por me to nuk mund të blejnë asgjë e nuk mund të paguajnë për asnjë shërbim.

As në furrë, as në market, askund.

Kjo është arka e një biznesi në qendër të qytetit.

Përpos eurove, ka ditë që shitësi nuk po mbanë dinarë në të.

Këtë e konfirmon edhe përmes bisedës që për arsye personale nuk deshi ta bëjë para kamerës.

Shitësi: “A po do me dinarë apo me euro”

Blerësi: “Nëse ke dinarë bënë”!?

Shitësi: “Jo, se rrezik.”

Edhe në bizneset tjera gjendja është e njëjtë.

Qytetarët tashmë janë pajtuar me realitetin e ri, dhe i bëjnë thirrje edhe pushtetit në Beograd që të gjejë një zgjidhje.

“Unë kam thënë dje, Vuçiq sille euron, jo dinarë nuk ka më në Kosovë. Qysh ka thënë kryetari, euro euro. Na të gjitha po i paguajmë me euro, rrymën, ujin krejt me euro…po çka dinari, edhe Evropa është me euro. Për dinarin jam shku vetëm një herë në Kurshumli, e tash po i marrim këtu në NLB….”, ka deklaruar Nebojsha Radovishi, qytetar nga Graçanica.

Nebojsha Radovish me një shqipe të rrjedhshme shpjegon se familjar e fqinj të tij, po përballen edhe me vështirësi, e kjo vërtetohet edhe nga qytetar të tjerë.

“Po dikush e ka problem, po duhet me shku deri në Kurshumli, ku janë ato bankomatat me kontejnerë. Në Bërnjak, në Jarinje, në Merdarë ose edhe tek Konçuli”, ka vijuar ai.

“Dinarët i marr nga Serbia, por paguajë me euro. Unë nuk kam problem të paguajë në euro, por problemi është se për të marrë dinar duhet të shkosh në Serbi”, ka deklaruar Severica Modenoviq, qytetare.

Për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje të mekurën takohen në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Ndërmjetësuesi i takimit, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak përmes një shkrimi në “Facebook” ka deklaruar se “nga diskutimet synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme.

Lajçak është i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika