Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me presidentin gjerman kanë diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) duke theksuar rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Në një postim në rrjetin social “X”, e para e vendit, Osmani ka thënë se me presidentin gjerman kanë diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), duke theksuar rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi.

“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit” ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe fitore për kontinentin.

“Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, ka vijuar Osmani.

Kosova ende nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Këshillit Ministror të KiE-së, ndonëse më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

 

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika