Emergjenca mjekësore dhe shërbimi policor në Prishtinë, Rama takohet me kryetarin e Pragës

Kreu i kryeqytetit, Përparim Rama është takuar me kryetarin e Pragës, Bohuslav Svoboda. Në këtë takim është diskutuar për vendosjen e bashkëpunimit në disa fusha përfshirë, fushën e sigurisë dhe emergjencave e shërbimin policor në nivel të Prishtinës

Pamje nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë vizitës së tij në Pragë të Republikës Çeke, është takuar me kryetarin e këtij vendi, Bohuslav Svoboda.

Në takim është diskutuar për vendosjen e bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Pragës në fushat e sigurisë dhe emergjencave, shërbimit policor në nivel të kryeqytetit, zjarrfikësve dhe emergjencës mjekësore.

“Mbi të gjitha, fokusi ishte te krijimi i sistemit të integruar dhe koordinuar për këto shërbime nën menaxhim të kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Sipas Ramës, mbështetja nga organet e kryeqytetit çek për Prishtinën do të jetë shumë e rëndësishme në të ardhmen.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në takim me kreun e Pragës, Bohuslav Svoboda

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika