Hovenier falënderon Escobarin për përkushtimin e palodhshëm në dialog

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka uruar sukses Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në detyrën e tij të re

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për përkushtimin e palodhshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobarit i ka përfunduar mandati si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se ai do të marrë detyrë të re.

“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e radhës. Kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në dialogun e BE-së. E falënderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hovenier në “X”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika