U ik policëve me arsyen se po shkon ta marrë letërnjoftimin, hedh edhe një çantë me narkotikë

Një person ka arritur që të u ik policëve në Prishtinë pasi e kishin ndaluar për kontroll.

I dyshuari i ka thënë policisë se po futet në shtëpi për ta marrë letërnjoftimin, por më pas nga dritarja e ballkonit  një çantë me 7 paketime marihuanë teksa është larguar në drejtim të panjohur.

“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, të cilin e kanë ndal për legjitimim dhe kontroll. I njëjti ka kërkuar nga zyrtarët policorë që të hynë në shtëpi dhe të marr letërnjoftimin pasi që policia e kishte ndalur para shtëpisë së tij. Në momentin që ka hyrë brenda në shtëpi, i njëjti ka hedhur nga dritarja e ballkonit të shtëpisë në pjesën e pasme një çantë në të cilën kishte: një peshore të vogël digjitale dhe 7 paketime me bari të dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2004.4 gram (2 kilogram e 4.4 gram). I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika