Arrestohet i dyshuari për “kanosje” ndaj Ramës, por ai mohon të jetë kërcënuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kërcënim ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, por ai mohon të ketë marrë ndonjë kërcënim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kërcënim ndaj tij.

“Mediet kanë raportuar një kërcënim ndaj meje si kryetar i Kryeqytetit. Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Ram anë Facebook.

Por, Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se është arrestuar një person për kanosje ndaj kryetarit dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

“Komuna e Prishtinë  08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika