Gërvalla në Uashington thekson shqetësimet e Kosovës për influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Uashington ka theksuar shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Uashington ka mbajtuar një ligjeratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C mbajta një ligjeratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”, ku u adresuan fundamentale të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla ka theksuar shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon.

Ajo ka bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, që sipas saj, kërcënojnë të gjithë Evropën.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika