Avokati i Veselit: Më shumë pyetje ka bërë trupi gjykues se mbrojtja e Kadri Veselit

Në seancën e mbajtur sot(27 maj), avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se më shumë pyetje për dëshmitarë kanë bërë gjyqtarët, sesa ka bërë mbrojtja e Veselit.

Kështu duke e cilësuar si të padrejtë mungesën e efikasitetit të tyre.

“Ta bëjë realizimin e t’i paraqesë provat në mënyrë efikase, dhe mbrojtja po bën të pamundurën. Ne këto konstatime i marrim vetëm gjatë pyetjeve. Është e pamundur që të pritet që ekipet e mbrojtjes të reduktojnë kohën për kundëpryetjet në bazë të asaj që thotë ekipi tjetër i mbrojtjes, kjo është e padrejtë”, ka thënë Emmerson.

Ai tutje ka shtuar se “Është e padrejtë të fajësohemi ne për mungesën e efikasitetit të tyre. Çështja është kjo: pavarësisht shkurtimit të vogël që ka bërë Prokuroria, kanë mbetur 101 dëshmitarë për të thirrur. Deri tani për 1 vit kemi bërë vetëm 66 dëshmitarë. Ky është qëndrimi ynë”, deklaroi Emmerson.

Në fjalën e tij, avokati Emmerson shtoi se përgjegjësia është e të gjitha palëve që gjykimi i Kadri Veselit të kryhet brenda një afati të arsyeshëm.

“Dhe ne e kemi kuptuar kështu që ju ia kishit bërë të qartë Prokurorisë sepse vetëm 2 vjet kishin në dispozicion, dhe tani i vihet përgjegjësia mbrojtjes, dhe jemi në situatë ku ky parashikim nuk do të respektohet kurrsesi. Qoftë për faj të mbrojtjes apo prokurorisë, apo të dyja palëve. Fakti është që mbrojtja e Veselit ka kërkuar vetëm 43 orë e 33 minuta për kundërpyetjet. Trupi gjykues ka përdorur 44 orë e 36 minuta. Siç tha Misetiq, është përgjegjësia e të gjitha palëve që ky gjykim të kryhet brenda një afati të arsyeshëm. Trupi gjykues e di shumë mirë sa kohë i nevojitet paraprakisht”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika