Gërvalla thotë se një luftë tjetër në Ballkan do të mirëpritej nga Rusia

"Strategjia e Putinit është të mbajë Perëndimin të hutuar me konflikte të ndryshme. Pra, një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur nga Rusia", ka deklaruar Gërvalla në një intervistë për “NatSec Daily”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Rusia mund të ndezë tensionet në Ballkan dhe të krijojë luftë të re që Perëndimi të mos e ketë fokusin në Ukrainë, thotë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla, në një intervistë të mërkurën për “NatSec Daily”, ka paralajmëruar se ambiciet territoriale të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk ndalen në kufirin ukrainas.

Sipas saj, fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të siguronte stabilitet për një kohë të gjatë edhe në “Ballkanin e trazuar”.

“Strategjia e Putinit është të mbajë Perëndimin të hutuar me konflikte të ndryshme. Pra, një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur nga Rusia”, ka deklaruar Gërvalla.

Kosova në veçanti është objektiv joshës për Putinin, siç thotë Gërvalla, sepse prosperiteti i vendit minon argumentin e tij se Perëndimi nuk mund të ndihmojë vendet e ish-bllokut lindor.

“Putini flet çdo javë për Kosovën. Nuk ka të bëjë me rëndësinë gjeopolitike të Kosovës, por ka të bëjë me faktin se Kosova është histori suksesi e Perëndimit, histori suksesi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është histori suksesi e NATO-s, histori suksesi e vendeve evropiane”, ka theksuar Gërvalla.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika