Një person i armatosur tentoi të sulmojë ambasadën e SHBA-së në Liban

Një person i armatosur u kap nga ushtarët libanezë, pasi u përpoq të sulmonte Ambasadën e SHBA-së pranë Bejrutit të mërkurën, bënë të ditur ushtria

Foto/ APNews

Ushtria libaneze ka njoftuar se kanë kapur një person, pasi u përpoq të sulmonte Ambasadën e SHBA-së pranë Bejrutit të mërkurën.

Ushtria libaneze në një deklaratë tha se ushtarët qëlluan një sulmues, të cilin ata e përshkruan vetëm si shtetas sirian. Personi i armatosur u plagos dhe u dërgua në spital.

Motivet nuk ishin të qarta. Megjithatë, mediet libaneze kanë publikuar foto që duket se tregojnë një sulmues të gjakosur i veshur me një jelek të zi me fjalët “Shteti Islamik” të shkruara në arabisht dhe inicialet angleze “I” dhe “S”, raporton AP.

Mediet lokale raportuan se ka pasur një përleshje me armë për gati gjysmë ore nga misioni diplomatik amerikan në periferi të Aukar, në veri të Bejrutit.

Një zyrtar libanez i sigurisë tha për Associated Press se kishte katër sulmues, duke përfshirë një që i çoi të armatosurit në vend dhe tre që hapën zjarr.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika