ZPS-ja refuzon të përgjigjet nëse i arrestuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë

Prokuroria Speciale ka refuzuar të komentojë nëse personi i arrestuar për spiunazh me BIA-n serbe ka qenë apo do të ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë

Pamje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, foto Reuters.

Prokuroria Speciale ka refuzuar të deklarohet lidhur me të dyshuarin për spiunazh me BIA-n serbe, Bedri Shabanin, nëse ai ka qenë apo pritej të ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një përgjigje zyrtare për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, ka refuzuar të japë një përgjigje lidhur me Bedri Shabanin.

Bennett ka bërë të qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton çështjet e hetimit të saj.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton hetimet e saj”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE / Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë

Bedri Shabani, i cili raportohet se është dëshmitar i Speciales, u arrestua nga Policia e Kosovës në ditët e fundit, duke u përballur me akuzat për shpërndarjen e informacioneve konfidenciale dhe lidhjet e tij me agjenicinë serbe, BIA-n.

Avokati i Bedri Shabanit, Besnik Berisha, ka pohuar se klienti i tij, njëri nga të dyshuarit për vepra të dyshimta të spiunazhit, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nuk ka prova të ndonjë veprimi të paligjshëm nga ana e tij.

Megjithëse avokati nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth rastit në të cilin Shabani ka dhënë dëshmi në Hagë ose pritej të jepte dëshmi, kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Arrestohen dy shqiptarë në Ferizaj, dyshohet se ishin spiunë të BIA-s serbe

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika