Hovenier përcjell urimet më të ngrohta për Kurban Bajram

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përcjellë urimet e tij më të ngrohta për besimtarët myslimanë që festojnë Kurban Bajramin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar besimtarët myslimanë që festojnë këtë të dielë Kurban Bajramin.

“Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për besimtarët që po festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një ndjenjë e natyrshme sepse është një dhuratë e pashtershme.

Ai ka theksuar se kryerja e haxhit dhe therja e kurbanit janë dy rituale kyçe të cilat i japin domethënie festës së Kurban Bajramit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, kanë uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

E para e vendit ka thënë se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo festë është kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë.

Liderët shtetërorë urojnë qytetarët për Kurban Bajram

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika