Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse shtoi se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncensione shtesë por Kosova sipas tij s’ka pranuar të shantazhohet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse Kosovës do t’i hiqen masat ndëshkuese, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC), megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, është për largimin e masave.

Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënë se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.

Ai ka deklaruar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse ka shtuar se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncesione shtesë, “por Kosova s’ka pranuar të shantazhohet”.

Bislimi ka shtuar se masat kanë qenë të padrejta dhe ndaj Kosovës janë bërë kërkesa për koncesione shtesë dhe kjo sipas tij tregon që më së paku faji ka qenë i Republikës së Kosovës për vendosjen e këtyre masave.

Ndryshe, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e masave ndaj Kosovës, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në bllok, që kanë pasur qasje në raportin e shefit të diplomacisë së BE-së.

Burimet cituan rekomandimin e bërë nga Borrelli në raportin e tij ku thuhet:

“Duke marrë parasysh hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit që të marrë qëndrimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionalë”.

Borrell rekomandon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Në rekomandimin e tij, Borrell ka shkruar se “vendimi nga ana e Këshillit do të ishte sinjal politik dhe do të kontribuonte në kontekstin e balancuar në të cilin dialogu Prishtinë-Beograd, që lehtësohet nga BE-ja, mund të ecë përpara”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika