Deçani e shpalli “Qytetar Nderi”, Begaj: Mbresat dhe emocionet e kësaj dite janë të jashtëzakonshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit, për çka ai është shprehur shumë i emocionuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit, për çka ai është shprehur shumë i emocionuar.

Ai është shprehur se e ka përfaqësuar Shqipërinë kudo, por mbresat dhe emocionet e ditës së sotme, i përshkroi si të jashtëzakonshme.

“Mbresat dhe emocionet e kësaj dite janë të jashtëzakonshme. Shumë faleminderit për mikpritjen. Kam ardhur te Bjeshkët e Nemuna, vendin e bekuar nga Zoti. Jam në një trevë ku kam gjetur burra e trima patriotë, njerëz të besës e të fjalës. Fati na ka dërguar në rrugë të ndryshme, por përcaktimi  tij është i njëjtë, të gjithë bashkë do të jemi në Evropë, me një Kosovë të lirë e të pavarur. Për këtë Deçani ka shkrepur pushkët e para të UÇK-së, në këtë 25 vjetor të çlirimit kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe të rënët me respekt e krenari. Nga sot jam shumë i nderuar që të jem ‘Qytetar Nderi’ i kësaj komune”, ka thënë ai.

Në këtë seancë solemne të pranishëm ishin edhe deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj e Pal Lekaj.

Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Ndryshe,  Begaj, të dielën ka qëndruar për vizitë në Kosovë ku ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Komuna e Deçanit ka nderuar presidentin Begaj me titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

Begaj vlerësoi lartë gjithë sakrificën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve për lirinë në Kosovë. Ai shtoi se liria duhet të mbrohet me çdo kusht.

“Është kënaqësi të jem këtu në Deçan, në këtë vend të shenjt për të vazhduar festimet tona për 25-vjeotorin e Çlirimit të Kosovës. Jemi këtu për të vlerësuar gjithë sakrificën, gjithë gjakun e derdhur për të arritur në këtë ditë të lirisë që është e jashtëzakonshme për ne dhe për shqiptarët. Prandaj, duhet ta mbrojmë me çdo kusht”, theksoi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika