Inspektoriati mbyll mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate për pesë ditë

30 lokale të masazheve dhe muzikës live janë mbyllur nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, në një aksion të zhvilluar bashkë edhe me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore të policisë, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se janë mbyllur mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate.

Respektivisht, Inspektoriati Qendror I Mbikqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimi në  qendra masazhi dhe lokale ku ofrohet argëtimi përmes muzikës së natës.

Po ashtu, gjatë inspektimit 90 operatorëve ekonomikë i janë shqiptuar 50 gjoba.

Aksioni u zhvillua nga 3 deri më 8 qershor.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika