Përfitimet shëndetësore që ofrojnë mjedrat

Ilustrim

Mjedrat janë fruta që përmbajnë sasi të bollshme të vlerave ushqyese dhe antioksidantëve, ndërkohë që ka disa lloje të tyre, të kuqet që janë më të shpeshta, si dhe të zeza, ngjyrë vjollcë e ngjyrë ari, të cilat janë më të rralla.

123 gramë mjedra përmbajnë, 64 kalori, 14.7 gramë karbohidrate, 8 gramë fibra, 1.5 gramë proteina, 54% të nevojës ditore të organizmit (RDI) për vitaminë C të, 41% RDI mangan, 12% RDI vitaminë K, 5% RDI vitaminë E, 4-6% RDI vitamina B, 5% RDI hekur, 7% RDI magnez, 4% RDI fosfor, 5% RDI kalium, 6% RDI bakër, ka shkruar HealthLine.

Antioksidantët që gjenden në këto fruta mund të luftojnë sëmundje të ndryshme si kanceri i zorrës së trashë, gjirit dhe mëlçisë, si dhe disa sëmundje të tjera kronike.

Për shkak të sasisë së madhe të fibrave, mjedrat, ndihmojnë kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Për më shumë këto fruta të malit, përmbajnë komponime që quhen tannin, të cilat bllokojnë enzimet që tresin niseshtenë, me bllokimin e të cilës ulet absorbimi i karbohidrateve nga organizmi, pas konsumimit të ushqimit, gjë që ulë ndikimin në nivelin e sheqerit në gjak.

Mjedrat përmbajnë veti antiiflamatore, të cilat ndihmojnë zvogëlimin e simptomave të artritit, duke bllokuar enzimën që quhet COX-2, e cila shkakton inflamacion dhe dhimbje.

Ato mund të ndihmojnë edhe kundër peshës së tepërt për shkak të substancave kimike që gjenden në to që quhen ketone.

Vitamina C që gjendet në mjedra mund të ndihmojë kundër plakjes së lëkurës duke parandaluar rrudhat dhe hiperpigmentimin.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika