Mediat serbe raportojnë se Faton Hajrizi vrau policin serb

Faton Hajrizi

Në Loznicë të Serbisë është vrarë një polic e një tjetër është plagosur rëndë rreth orës 00:55 të së enjtes.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizi– i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Sipas mediave serbe, Faton Hajrizi ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq dhe ka plagosur Vjekoslav I. në shpatull.

“Kujtojmë se rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm policët kufitarë serbë kanë ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin shtetas të huaj. Gjatë kontrollit të automjetit, Faton Hajrizi ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq dhe ka plagosur Vjekoslav I. në shpatull,” raportojnë mediat serbe.

Ku, sipas tyre, më pas ai ka ikur, por në vendin e vrasjes i kanë mbetur dokumentet, prej të cilave është identifikuar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika