Zana Spahiu jep dorëheqje nga pozita e u.d Drejtoreshës së RTK-së

Fotografi ilustrim

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu e ka ofruar dorëheqjen.

Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë ajo, raporton RTK në magazinën e lajmeve.

Sipas mediumit publik dorëheqja e saj do jetë efektive nga 30 korriku.

Gjatë ditës dorëheqje ka dhënë edhe redaktori Jeton Musliu.

Ndryshe edhe Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, e ka pranuar se ka pasur lëshim nga mediumi publik kur u vendos që të publikohej një artikull ku thuhej se dy medie në Kosovë financohen nga Serbia.

Boletini në një përgjigje për “Debat Plus”, tha se është krijuar një komision Ad-Hoc për ta shqyrtuar publikimin e artikullit, të cilin e cilësoi si kontrovers.

Po ashtu, AGK, dhe shoqëria civile kanë kërkuar dorëheqjen e Bordit të RTK-së.

Vlen të theksohet se brenda këtij mediumi ka pasur gazetar të cilët janë distancuar nga veprimi i fundit, ku u publikua një lajm i rrejshëm kundër mediave në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika