Ish e burgosura politike që refuzoi ta linte Kosovën edhe pse kërkohej nga UDB-ja për t’u arrestuar

Ish e burgosura politike Fexhrije Shala, aktivitetin e saj ilegal kundër ish-Jugosllavisë e kishte filluar që nga mosha e hershme e fëmijërisë

Fexhrije Shala

Ish e burgosura politike Fexhrije Shala, aktivitetin e saj ilegal kundër ish-Jugosllavisë e kishte filluar që nga mosha e hershme e fëmijërisë.

Si pasojë ajo ishte nën vëzhgim nga pjesëtarët e shërbimit sekret serb të asaj kohe. Në një rrëfim të sajin në “Debat Plus”, ajo tregon se si ishin identifikuar dy shokët e saj të lëvizjes ilegale.

“Janë arrestu paraprakisht shokët e mi. Kam qenë në Maqedoni, në Kërqovë. Shokët e mi të ilegales, dy ditë pa u kthy unë, i kanë nxënë në Drenicë duke shpërnda panfleta. Bekimit e Agronit ia kanë marrë letërnjoftimet, mirëpo ka qenë ora 9 apo 10 në mramje, i kanë ikë për duarve, në errësire kanë ardhë në këmbë prej Drenice në Prishtinë. E kanë ditë që unë jam në Maqedoni, kanë ardhë te Afërdita. Ajo ka qenë simpatizante. Kanë qenë të ndamë personat e organizum që kanë qenë celula, dhe simpatizantë që kanë marrë në protesta por s’kanë qenë të organizuar, s’kanë qenë pjesë e celulës”, tha ajo.

Ajo nuk lë pa e përmendur edhe ndihmën  që ia kishte ofruar vazhdimisht babai i saj i cili e kishte informuar se dy shokët e saj ishin ekspozuar.

“Pas dy ditëve jam kthy, më ka thirr baba. Ai ka qenë i vetdishëm për cdo veprim timin. Më ka ndihmu shumë… për një vajzë në atë kohë me dalë pas orës një, ka qenë problematike, ka qenë edhe për meshkuj e le për ne. E kam pas mbështetjen e babës tim. Kur u ktheva u takova me Bekimin dhe Agronin, ata ishin ekspozu. U mundojshëm me bë përgatitjen kishin ra në kontakt me Shaban Mujën, me i qit në ilegalitet të plotë. I qitshim jashtë shtetit. Me pasaporta falso, kogjo peripeci”, tha ajo.

Në vazhdim ajo rrëfen se si ishin arrestuar Bekimi, Agroni e Afërdita. Kjo sipas saj ndodhi diku 35 minuta para se babai i Afërditës i kishte treguar vëllait të tij se po i mbante për strehim disa persona.

Ajo hodhi dyshim se ishte xhaxhai i Afërditës ai i cili ka mundur t’i spiunojë.

“Pastaj ka ardhë axha i Afërditës, e përcjellsha për dritare. I ka tregu baba i Afërditës për shokët që i kemi aty. Unë s’mujsha me i thënë pse i the? S’ish në dorën time, isha në dorën e atyre. Ishte e papritur. Fiks pas 35 minutave na kanë rrethu te shtëpia e Afërditës, aty janë arrestu Bekimi, Agroni, Afërdita, mu s’më kanë arrestu. Ata kanë pasur informata që unë nuk jam aty. Kanë mendu që jam motra e Afërditës. Masi janë tërhek e kanë kuptu që jam edhe une aty. Më kanë lënë 10 ditë pasi i kanë arrestu, cdo hap kam qenë duke u përcjellor”, tha ajo.

Pas arrestimit të miqve të saj, Fexhrie Shalës iu shtua rreziku e përcjellja. Asaj i ishte ofruar mundësia e kalimit në ilegalitet të plotë e për të dalë jashtë Kosovës. Një gjë të tillë Shala nuk e kishte pranuar asnjëherë.

Si pasojë, ajo do arrestohej dhjetë ditë më vonë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika