“Shuplakën e parë ma ka dhënë Sahit Ismajli”, Shala rrëfen torturat nga UDB-ashët shqiptarë në “92-sh” në Prishtinë  

Fexhrije Shala ka rrëfyer torturat që ka përjetuar nga shqiptarë që ishin pjesë e UDB-së jugosllave

Ish e burgosura politike Fexhrije Shala ka treguar për herë të parë publikisht se si është keqtrajtuar dhe torturuar nga shqiptarë që ishin pjesë e UDB-së jugosllave.

Në një intervistë për emisionin “Debat Plus,” Shala ka përmendur emrat e disa individëve që e kanë torturuar, përfshirë Sahit Ismajlin, të cilin ajo e ka përmendur si personin që i dha shuplakën e parë që nuk do ta harrojë kurrë.

“Sahit Ismajl ka qene shef, ka qenë kryesori. Dhe është marrë me mu si person shumë të rëndësishme. E ka udhëheq grupin e tyre, ka qenë Gazmend Maliqi edhe ka qenë Blerim Olloni ndoshta nuk jam shumë e sigurt në mbiemër, ka qenë i Mitrovicës… dmth këta kanë qenë çdo ditë për afër një vjet, janë ardh më kanë marrë në pyetje.

Këto jam duke i thënë pr herë të parë publikisht: sjella ka qenë e tmerrshme, po flas për mua personalisht, ka qenë e tmerrshme. Është përdorur aq shumë dhunë. Më të thënë të drejtën shuplakë e parë nuk e harroj kurrë, erdhi nga Sahit Ismajli në Prishtinë në 92-sh. Tri ditë më kanë mbajt në sigurim të shtetit në 92-sh.

Më ka thënë ngritur në këmbë… edhe më kujtohet kur më ka goditur shuplakë i kam mëshu me kokë dyshit të vitrinës. Tri ditë më ka ushtu veshi. Më pas ato tjerat u pata mësu. Atë të parën  nuk e harroj”, ka thënë Shala ën “Debat Plus”

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika