17 qytetarë rezultojnë pozitiv me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë më 16 qershor 2022 ka njoftuar se nga 204 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë më 16 qershor 2022 informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 830 mijë e 68 doza të vaksinës.

Nga 204 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa të enjten e 16 qershorit janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 269.

Të dhënat e rasteve aktive

Në total numri i rasteve aktive është 74.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika