Aziri: Vizita e Kurtit nuk i plotësoi pritjet tona si shqiptarë

Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i ftuar në “FIVE”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur një incident në Aeroportin e Shkupit, ku sigurimi i aeroportit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal.

Ky incident është bërë objekt diskutimi në një konferencë për medie në Shkup, ku kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë komentuar këtë ngjarje.

Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i ftuar në “FIVE”, tregon se si e vlerëson takimin e sotëm në mes të dy kryeministrave.

Aziri thotë që kjo nuk ishte një vizitë e cila i plotësoi pritjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ne këtë vizitë sot e pamë pa protokoll shtetëror, e pamë një dallim prej vizitave tjera, duke fillu nga pritja e takimet kemi parë edhe përzirje të flamurit të Kosovës dhe të BE-së, ministrat e qeverisë së vendit nuk i pritën përfaqësuesit, kryeministrin Kurti dhe ministrat, andaj vlerësoj që ishte një vizitë që nuk i plotësoj pritjet tona si shqiptar dhe qytetar të vendit,” tha Aziri.

Teksa shton se deklarata e kryeministrit Mickoski ishte e çuditshme dhe e papritshme.

“Sa i takon deklaratave të incidentit diplomatik që ndodhi në Aeroportin e Shkupit me shkelqësinë e saj zonjën Osmani, vlerësoj se deklarata e kryeministrit ishte e çuditshme dhe e papritshme, për arsye se ai deklaroi që do të presin një raport zyrtar nga institucionet e vendit, ndërkohë të gjithë jemi dëshmitarë se kabineti i zonjës Osmani dhe vetë presidenca ka bërë një përshkrim të hollëssishëm se çka ndodhi në aeroport.”

E këtë incident, Aziri e vlerëson si skandal dhe të papranueshëm.

“Skandale të tilla diplomatike vlerësoj se nuk kanë të bëjnë me individin, sepse Osmani nuk është kontrabandiste, por është personalitet kryesor që përfaqëson shtetin dhe skandale të tilla janë të papranueshme”.

Ai theksoi se situata për shqiptarët ka ndryshuar prej që kryeministri, Mickoski është në krye të Qeverisë.

“Fatkeqësisht ka ndryshu atmosfera, kemi një tendencë serioze për restaurimin e nacionalizmit në Mqaedoninë e Veriut që është parë që nga dita e parë, që në marrjen e pushtetit, kryeministri i vendit, Mickoski deklaroi që arritën t’i kthejnë ¾ e pushtetit, pra me këtë ka theksu që ka arritë që 75% të pushtetit t’i marrë prej shqiptarëve e t’i kthen te maqedonët,” shtoi Aziri.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika