Lirohen serbët që penguan dhe provokuan punonjësit që largonin grafitet në urën e Ibrit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona serbë të arrestuar për pengimin dhe provokimin e punonjësve që po pastronin grafite nacionaliste në urën e Ibrit në Mitrovicë, janë liruar pas intervistimit

Ura e Ibrit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë liruar dy persona të nacionalitetit serb, që u arrestuan sot për pengimin dhe provokimin e punonjësve, të cilët po pastronin grafite me mbishkrime nacionaliste pranë urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut.

Alleksandar Arsenijeviq dhe Stean Vellkoviq nga Partia Demokracia Serbe ishin të arrestuar.

Nga kjo parti serbe më pas thanë se është arrestuar edhe politikani, Stefan Vellkoviq.

Grafitet, të cilat përmbanin mesazhe nxitëse dhe urrejtëse të lidhura me organizatën “Severna Brigada”, ishin vendosur në shesh afër urës.

“Sot, me datën 08.08.2024 rreth orës 11:00, disa persona të nacionalitetit serb ishin tubuar në një lokacion afër urës në Mitrovicë Veri dhe të njëjtit kanë filluar të pengojnë punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si “severna brigada” etj. të cilat ishin në shesh afër urës.

Personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, mirëpo të njëjtit kanë vazhduar duke penguar dhe duke mos lejuar realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione.

Njësitet policore relevante, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të mundësive për punë, janë detyruar të veprojnë dhe kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona.

Personat e shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit, janë liruar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika