Fillon shitja e teksteve shkollore, fluks i qytetarëve në librarinë “Dukagjini”

Libraria “Dukagjini” që nga kjo e premte në ora 09:00 ka filluar shitjen e teksteve shkollore në tri pikat e saj në Prishtinë por edhe në pikat e saj në qytetet e tjera. Qytetarët thanë se po pajisen me materialet e nevojshme dhe se nuk po presin në radhët e gjata.

Ani pse kanë mbetur edhe 10 ditë nga fillimi i vitit shkollor, libraria “Dukagjini” ishte e mbushur me prindër e nxënës, të cilët po pajiseshin me libra shkollorë.

Fluks i madh vërehej tek libraria në qendër tek sheshi.

Qytetarët thanë se procesi i blerjes po ec shpejt, dhe se nuk po kanë nevojë të presin.

“Shumë shpejt, edhe ishin të gjitha zgjidhjet i kishin bo. Po meqenëse e di është prodhimi i Dukagjinit, vendosëm të vimë në selinë e tyre dhe i kompletum”, ka thënë një prind.

“Procesi shkoj shumë mirë. Po po të Dukagjinit po, për do thanë që vinë ndërkohë, i pata librat për klasën e parë, pestë edhe gjashtë..”, ka thënë qytetarja Vioeta Micaj.

Përfaqësuesja e Librarisë “Dukagjini”, Klarita Demiri tregon  ku qytetarët mund të blejnë tekstet shkollore.

“Ne kemi hapur sot, prej orës 09:00 tri pika të shitjes,në sheshin “Nëna Terezë”, pika në “Prishtina Mall” edhe kjo tek Dukagjini Center. Për shkak të hapësirave të vogla të librarive dhe kërkesës së madhe për blerjen e teksteve shkollore e kemi parë të arsyeshme të hapim edhe këtë pikë”, ka thënë Demiri.

Demiri thotë se interesimi është i lartë qysh në ditën e parë, që edhe t’i ikin tollovive në ditët e para të shtatorit.

“Gjithçka ka qenë në rregull, interesim ka pasur nga prindërit qysh në orët e para, ndoshta duke pasur parasysh që vitin e kaluar i kanë bërë blerjet në fillim të shtatorit, tash po shohim interesim më të madh qysh sot”, ka shtuar Demiri.

Njëjtë ishte gjendja edhe në libraritë në Fushë Kosovë.

“Jemi organizu që të kalojmë sa më mirë me prindër edhe me nxënës, jemi në shërbim për me iu ndihmu për mangësitë që i kanë, i gjithë stafi është angazhu”, ka thënë përfaqësuesi i librarisë “Altera”, Elez Morina.

Tri pikat shitëse të Librarisë Dukagjini në Prishtinë do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika