Eurovision 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë

Festivali evropian i këngës "Eurovision" nuk do mbahet në Ukrainë, për shkak të gjendjes aktuale atje. Për vazhdimësinë e festivalit Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka zbuluar se tani po fillon “diskutimet me BBC” për Mbretërinë e Bashkuar ta organizojë ngjarjen në emër të Ukrainës

Eurovision Song Contest nuk don mbahet në Ukrain

Është bërë një traditë e njohur që fituesi i Eurovision Song Contest organizon konkursin vitin e ardhshëm, duke siguruar disa kritere, përfshirë sigurimin e qëndrueshmërisë së organizimit të ngjarjes dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve

Duke e parë situatën aktuale në Ukrainë, festivali evropian i këngës “Eurovision” nuk do të mbahet në këtë vend në vitin 2023.

Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), organizata që drejton Konkursin e Këngës në Eurovizion, ka konfirmuar se konkursi nuk do të mbahet në Ukrainë vitin e ardhshëm, pavarësisht se orkestra e grupit ukrainas Kalush fitoi vendin e parë.

Sidoqoftë, bordi drejtues i Eurovizionit, Grupi i Referencës, “me keqardhje të thellë ka arritur në përfundimin se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, garancitë e sigurisë dhe operacionale që kërkohen për një transmetues për të organizuar, dhe prodhuar, Eurovision Song Contest sipas Rregullave të ESC nuk mund të përmbushen”.

Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat dhe për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në për të pritur potencialisht Eurovision Song Contest 2023 në Mbretërinë e Bashkuar.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika