Në cilat vende Kosova eksporton më së shumti mallra, e nga ku importon?

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 11,5% në muajin korrik 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 495,9 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 444,7 milionë euro në vitin 2023.

Eksporti mbulon importin me 14,8%. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2024 kishte vlerën 85,9 milionë euro, ndërsa importi 581,8 milionë euro, që është një rritje prej 27,6% për eksport, si dhe një rritje prej 13,6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, ASK thekson se 23,8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15,2% e përbëjnë produktet minerale; 12,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9,0% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,5% e përbëjnë produktet minerale; 11,4% e përbëjnë mjetet e transportit; 8,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26,4 milionë euro, ose rreth 30,8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19,4%.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,6%), Italia (3,5 %), Holanda (2,4%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 270,9 milionë euro, ose 46,6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 20,7%.

Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,9%), Italia (6,8%), Greqia (4,5%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 45,0 milionë euro, ose 52,4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 63,1%.

Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (21,9%), Maqedonia e Veriut (16,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (5,8%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 66,7 milion euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9,8%).

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (1,5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 14,5 milionë euro, ose 16,8%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (7,2%) dhe SHBA (2,8%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 244,2 milionë euro, ose 42,0%.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,4%) dhe Kina (13,0%). /Telegrafi

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika