Osmani diskuton të ardhmen euroatlantike të Kosovës në forumin “Alpbach” në Austri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri.

Osmani në një postim në “Facebook” u shpreh se me të rinj e të reja nga e mbarë bota, diskutuar tema të rëndësishme që prekin edhe Kosovën e të ardhmen euroatlantike të saj.

“Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike,” ka shkruar Osmani.

Forumi Evropian Alpbach është një hapësirë ​​dhe vend për shfaqjen e reflektimit dhe veprimit. Një forum që mbledh të rinj nga Evropa dhe nga e gjithë bota me mendjet më novatore nga politika, biznesi, shoqëria civile, kultura dhe shkenca për të nxitur idetë për një Evropë të fortë dhe demokratike.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika