Arrestohet një person për dhunë në familje

Një person ësjtë arrestuar për dhunë në familje dhe kanosje, ndaj bashkëshortes dhe babait të bashkëshortes (vjehrrit), ku gjatë kryerjes së hetimeve policia ka pranuar  informatën se vjehrri i tij posedon armë zjarri

Policia e Kosovës

Një person 49-vjeçar është arrestuar në Brezovicë të Shtërpcës për dhunë në familje.

Ai kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe babait të bashkëshortes, nën ndikim të alkoolit.

I dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa gjatë hetimit të këtij rasti, policia ka pranuar një informatë që (vjehrri) i tij 73-vjeçar, posedon armë zjarri.

Atij i është gjetur një pushkë automatike me 10 fishekë.

“Policia e stacionit në Shtërpcë me datën 28.08.2024 rreth orës 13:10 ka pranuar një informacion se në Brezovicë të Shtërpcës është një rast i dhunës në familje dhe kanosjes. Policët e rendit dhe hetuesit policorë të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur që të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 49 vjeçar, i cili në gjendje të dehur kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas kishte kanosur edhe babën e saj ( vjehrrin),” thuhet në njoftimin e policisë.

“Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje, policia ka pranuar  informatën se vjehrri i tij posedon armë zjarri dhe tek personi mashkull, kosovar, i moshës 73 vjeçar është gjetur një pushkë gjysmë automatike me 10 fishekë. Ndaj tij është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armëve ‘’ dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij,  i dyshuari për dhunë në familje dhe kanosje është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.”

Foto/ Policia e Kosovës

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika