Lajçak thotë se Serbia e ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka deklaruar letra kryeministres së atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, është tërhequr dhe marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është ende valide

I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron këtë të premte për vizitë në Kosovë, ku ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak pas takimit me Bislimin në deklaratë për media ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën ka deklaruar se është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe janë duke punuar që të zbatohet.

Sipas tij, nga kjo marrëveshja nuk është tërhequr asnjëra palë, as Kosova e as Serbia, gjersa foli edhe për letrën e ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

“Letra (e ish-kryeministres Ana Brnabiq) është tërhequr…. marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, muaj më parë, ish kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i kishte dërguar një letër, ku Serbia kishte shprehu mëdyshje për Marrëveshjen për normalizimin e raporteve.

Në letrën e Serbisë drejtuar vendeve të BE-së thuhet se marrëveshja është e pranueshme vetëm nëse nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

Lajçak s’tregon datën: Me Bislimin u pajtuam për takimin e radhës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika