Haradinaj me akuza ndaj Kurtit, Osmanit e Gërvallës: Sa herë e përmendni Rugovën, i rrotullohen eshtrat në varr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj presidentes, Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla se “po bëjnë përpjekje për të manipuluar trashëgiminë politike të ish-presidentit Ibrahim Rugova”.

Kjo pasi ata morën pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit Rugova në Podujevë të shtunën.

“Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e presidentit Rugova”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai ka kritikuar Kurtin dhe Gërvallën për mosrespekt historik ndaj Rugovës, teksa sipas tij Osmani “nuk ka asgjë rugoviste përveç retorikës”.

“Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka. Lirisht, njeriu mund të konkludojë se qasja e të treve ndaj politikëbërjes dhe vlerave për të cilat ka qëndruar Prof. Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë aq e ultë sa që sa herë e përmendin Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr. Llapi e ka merituar një përmendore të Dr. Rugovës sepse besnikëria dhe besimi i llapjanëve ndaj Rugovës ka qenë unik”.

“Nuk është keq të përmendim fjalorin e Rugovës që sot, po të ishte gjallë, do të thoshte: “Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës.” Albini dhe Donika këtë nuk e thonë as nuk e mendojnë kurrë, përderisa Vjosa, edhe kur e thotë, çdo ditë e më pak njerëz e besojnë dhe kanë të drejtë që nuk e besojnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Përurohet në Podujevë shtatorja e Ibrahim Rugovës, marrin pjesë Osmani e Kurti

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika