Dy persona sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

Dy persona u sulmuan nga qentë endacakë të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Të martën, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dy persona janë sulmuar nga qentë endacakë. Sulmet kanë ndodhur pranë Klinikës së Ortopedisë, ku një qytetar u sulmua në orët e paradites, ndërsa një teknik i Klinikës së Radiologjisë u sulmua në orët e pasdites.

Sipas gazetarit Bujar Vitija, të dy personat kanë pësuar lëndime si pasojë e tentativave për t’iu shpëtuar sulmeve të qenve.

“Sot janë sulmuar dy persona nga qentë endacakë në QKUK, në afërsi të Klinikës së Ortopedisë. Paradite një qytetar dhe pasdite një teknike e Klinikes se Radiologjisë e cila ishte duke shkuar ne Ortopedi për te kryer pune. Te dy me lëndime nga kafshimet e qenve dhe nga përpjekja për të ikur.

E tmerrshme me pa kësi pamje. Komuna e Prishtinës, por edhe niveli qendror, duhet përfundimisht me bo një zgjidhje për këtë çështja sa nuk ka pësuar dikush me jetë”, ka shkruar Vitija teksa ka shpërndarë edhe foto nga dy rastet.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika