Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet për mashtrim me subvencione të bujqve

Një grua në Pejë është arrestuar, pasi dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimet për subvencione, dhe e dyshuara është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore e Pejës

Policia e Kosovës

Një grua në Pejë është arrestuar këtë të martë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se gruaja e arrestuar dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimet për subvencione bujqësore.

Zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se ndaj të dyshuarës tashmë është ngritur aktakuzë, dhe ajo është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

“Është arrestuar një person për veprën penale mashtrimi. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 ore. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale Mashtrimi”, ka thënë Nikçi për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika