Ngrihet aktakuzë ndaj shtatë personave të dyshuar për fajde në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, duke përfshirë "fajde" dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, duke përfshirë “fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Në njoftim të prokurorisë thuhet se gjykatësit i është propozuar konfiskimi i përhershëm i 12 veturave, tri motoçikletave, katër armëve të llojeve të ndryshme si dhe një sasie të konsiderueshme të parave.

  • “Për të pandehurin A.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.
  • Për të pandehurin B.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
  • Për të pandehurin Z.Z., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK-së.
  • Për të pandehurin M.P., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
  • Për të pandehurin G.Ll., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
  • Për të pandehurin Xh.L., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par 1 të KPPK-së.
  • Për të pandehurin H.Gj., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenet 33 dhe 77 të KPRK-së. Ndërsa, konform nenit 241 par. 1 nën par 1.9 lidhur me nenet 115 par. 2, 274 të KPPRK-së, gjykatës i propozohet konfiskimi i përhershëm: Dymbëdhjetë (12) vetura, tri (3) moto çikleta, 4 (katër) armë të llojeve të ndryshme, para, etj si në aktakuzë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika