Arrestohet një serb në Jarinjë, tentoi të ikë nga Kosova pas pagimit të 30 mijë eurove dorëzani

Sinisha Nedeljkoviq, nga komuniteti serb, është arrestuar në Jarinjë pasi tentoi të ikë nga Kosova, pas pagimit të 30 mijë eurove dorëzani për akuzat lidhur me prodhimin dhe posedimin e narkotikëve

Foto ilustruese

Sinisha Nedeljkoviq është arrestuar pasi tentoi të largohej nga Kosova, ku ditë më parë kishte dhënë dorëzani prej 30 mijë eurove pas arrestimit të tij gjatë një operacioni të policisë më 23 maj 2022, ku u gjet drogë në veri të vendit.

Lajmi është konfirmuar për Portalin Dukagjini nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Është arrestuar. S’ka pasur të drejtë ta lëshojë Kosovën dhe pas konsultimit me prokurorin është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Elshani.

Më 17 shtator, Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi Nedeljkoviqit masën e dorëzanisë, sipas propozimit të Prokurorisë Speciale.

Ai dyshohet për veprat penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika