Java e Dëgjuesve në Radar me Edita Doli, Nori Spahija tregon për lidhjen e tij të veçantë me Radion

Nga e hëna e 20 qershorit, përgjatë një jave, emisioni "Radar" në RTV Dukagjini fillon "Javën e dëgjuesëve", javë e cila filloi sot me Nori Spahijan

Edita Doli dhe Nori Spahija

Emisioni “Radar” me Edita Dolin në Radio “Dukagjini”, ka filluar javën e dëgjuesve, të hënën e 20 qershorit.

Çdo ditë, dëgjues besnikë të Radio Dukagjinit do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e programit duke diskutuar me dëgjuesit dhe duke treguar më shumë për veten e tyre dhe arsyet përse ata janë aq të lidhur me radion.

Kjo javë e dëgjuesve të ftuar në studio ka filluar me Nori Spahija, i cili pati mundësinë që për herë të parë të ishte prezent në një studio të radios dhe, njëherësh, të bashkëbisedojë live me dëgjues përmes telefonatave.

Si çdoherë, në fillim të emisionit “Radar” diskutohet për vendet me radar, disa prej telefonatave të cilat i priti vetë Nori.

I ftuari i sotëm në “Javën e Dëgjuesëve”, Nori Spahija

Nori punon për një kompani të prodhimit të pipave të letrës dhe, kryesisht, puna e tij ka të bëjë me shpërndarjen e mallit në Rrafshin e Dukagjinit dhe, sigurisht, radio mbetet shoqëruesi kryesor gjatë rrugës së tij në terren.

Në fund, ai tha se u nda shumë i kënaqur me eksperiencën e të qenit moderator i radios për pak minuta, dhe, gjithashtu, ka ndarë eksperiencat e njoftimit me dëgjues të tjerë në mënyrë të rastësishme në disa raste.

Të gjithë dëgjuesit e Radio Dukagjinit këtë javë do të kenë mundësinë të jenë mysafirë në studio për të provuar një eksperiencë të re.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika