Deliu: Të dhemb zemra kur sheh ushtarët e FSK-së që s’kanë ushqim të mjaftueshëm

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në emisionin "FIVE"

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se është nivel i ulët që qeveria ta kthejë Forcën e Sigurisë së Kosovës në një pozitë të tillë që të bëhen fokus i mediave, për shkak të shujtave.

“Ne kemi qenë krenar me mënyrën se si FSK-ja ka operuar ndër vite, është nën çdo nivel që sot qeveria me politika ad hoc ta kthejë ushtarin e Kosovës në një pozitë të tillë që ata të bëhen fokus i mediave vendore e ndërkombëtare se si po ushqehet ushtari i FSK-së,” ka thënë Deliu në emisionin “FIVE” të TV Dukagjinit.

Tutje, Deliu kritikoi qeverinë Kurti për ushqimin e pamjaftueshëm të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Të dhemb zemra kur sheh ushtarë të FSK-së, që më kanë shënuar për gjendjen e rëndë që ata sot janë, të privuar nga shujta. Fokusi kryesor duhet të jetë sot si do të ushqehen ushtarët e FSK-së, mburremi me FSK-në, por kjo mburrje po shihet që është e pamjaftueshme kur sfidat brenda këtij institucioni janë të rënda. Për keqardhje niveli i qeverisjes e mungesa e empatisë ndaj djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që i kanë shërbyer me nder e pëkushtim Forcës së Sigurisë së Kosovës,” shtoi Deliu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika