Raporti i Bankës Botërore, Muhaxheri: Ministri Murati ka mungesë të dijes se si nxjerren këto rezultate

Ekonomisti, Arton Muhaxheri i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar.

Ekonomisti, Arton Muhaxheri i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, është shprehur se kjo gjë shihet, ku sipas tij Kosova nuk ka shënuar rritje të paparë ekonomike.

“Përkundër kemi regres ekonomik, dhe kjo përkthehet në situatën që e kemi,” tha Muhaxheri.

Muhaxheri komentoi edhe reagimin e Ministrit të Financave, Hekuran Muratit ku tha se ministri ka mungesë të informacionit se si nxjerren rezultatet.

“Edhe ministri dje e ka demantuar lajmin e Bankës Botërore, mendoj që vetë ministri ka mungesa të dijes për formën se si nxjerren këto reultate, natyrisht e kuptoj edhe qeverinë që do me mbrojtë veten me rezultatet në situatën ku e ka pru Kosovën në aspektin ekonomik”, shtoi Muhaxheri.

Tutje ai theksoi se ky raport është i besueshëm, ndonëse Kosova ka rezultuar më keq se shtetet tjera përreth.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika