Red Bull “FMX Jam Show” vjen të dielën në Prishtinë

Red Bull ‘Freestyle Motorcross Show’ po vjen në Prishtinë, të dielën e 26-qershorit

ilustrim

Freestyle Motorcross Jam (FMX) është një format i shfaqjes së akrobacioneve me motoçikleta kros në kuadër të ekipit FMX Forever.

Ekipi i përbërë nga udhëheqësi Jimmy Jimbo Verburgh atlet i brenduar i Red Bull, Radek Bilek nga Çekia, belget Gilles Dejong dhe Mick Van Dijck, do të arrijnë në Prishtinë këtë fundjave për t’i lënë pa frymë shikuesit me performancë, që do të zgjatë 50 minuta.

Ky grup njerëzish funksionin në nivel botëror që shtrihet në të gjitha kontinentet, duke filluar nga disa metropole si Nju Dehli, Taiwan, Lima, Athina, Berlini etj.

Më datë 26 qershor në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, në orën 12:00 ky grup ju fton që të bashkoheni për të përcjellë nga afër këtë ngjarje.

ilustrim

Vizioni i shfaqjes është promovimi dhe avancimi i komunitetit global të motoçiklistëve, sjellja e skenës ndërkombëtare të sportit në Kosovë dhe promovimi i sporteve të brendit gjigant Red Bull.

Bashkëpunues në këtë ngjarje do të jenë, Komuna e Prishtinës dhe Federata e Motoçiklistëve të Kosovës.

ilustrim

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika