Fillon punën spitali pediatrik-kirurgjik në QKUK

Të hënën ka filluar punën spitali pediatrik-kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare  të Kosovës (QKUK), i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky doncaion, i dhënë për shëndetësinë e Kosovës, kishte vlerën prej 22 milionë eurosh.

Në ditën e parë të zbatimit të Planit për funksionalizimin e këtij spitali janë kryer dy operacione të fëmijëve. Po ashtu, kanë filluar punën ambulanca specialistike pë fëmijë, emergjenca pediatrike dhe kirurgjia specialistike.

Brenda këtij spitali janë në funksion shërbimet e hemato-onkologjisë pediatrike, ku bëhet studimi i gjakut, studimi i kancerit ose parandalimi i çrregullimeve të kancereve që prekin gjakun, shërbimet e mjekësisë interne për fëmijë.

Në ndërkohë, priten të transferohen edhe shërbimet ortopedike, neo-onatologjia që përfshin kujdesin mjekësor të foshnjave të porsalindura, veçanërisht të porsalindurve të sëmurë ose parakohshëm, dhe shërbime të tjera për fëmijë.

Spitali Pediatrik-Kirurgjik “Sheikha Fatima”

Spitali pediatrik – kirurgjik do t’i integrojë shërbimet e emergjencave pediatrike mjekësore, ato të traumës, shërbimet e observimit dhe rikuperimit, shërbimet e ambulancave  specialistike pediatrike dhe kirurgjike, njësinë e radiologjisë së fëmijëve, sallat e operacioneve urgjente dhe të planifikuara, njësinë e kirurgjisë ditore dhe endoskopisë së fëmijëve, sterilizimin qendror, mjekimin intensiv të fëmijëve dhe të porsalindurve, Departamentin e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Departamentin e Onkologjisë Pediatrike.

Spitali pediatrik – kirurgjik në QKUK pritet të bëjë një ndryshim të madh e të rëndësishëm, sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore terciare që do t’u ofrohen fëmijëve në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka falenderuar me këtë rast Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë investim kapital dhe zemërgjerë për fëmijët e Kosovës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika