Osmani takon ambasadorin Wood, flasin për sukseset e Kosovës dhe rëndësinë e paqes dhe sigurisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka shkruar se janë takuar në Selinë e Misionit të Përhershëm të ShBA-së në Kombe të Bashkuara.

Osmani dhe Wood kishin diskutim përmbajtësor për sukseset e Kosovës.

“Në Selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në Kombe të Bashkuara, në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika