Ekspertët vizitojnë fshatin në Ukrainë për krimet e luftës

Forcat ruse hynë në fshatin Bohdanivka, rreth 30 milje në verilindje të kryeqytetit ukrainas, më 8 mars ku ngritën një bazë në objektin e shkollës, të cilës më vonë i vunë flakën. Sipas raportimev të Kiev-it, ushtria ruse ka kryer krime në fshat, andaj kanë angazhuar ekspert për të vërtetuar një gjë të tillë me anë të provave shkencore

Ekspertët vizitojnë fshatin në Ukrainë për krimet e luftës
Ekspertët vizitojnë fshatin në Ukrainë për krimet e luftës

Një grup ekspertësh kanë vizituar një fshat në Ukrainë për të vlerësuar se a ka pasur krime lifte gjatë invazionit ushtarak rus.

Këtë e ka bërë të ditur prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.

Por, autoritetet ukrainase thotë se trupat ruse vranë, përdhunuan dhe torturuan fshatarë në Bohdanivka dhe zona të tjera pranë Kievit.

Ukraina e dëmtuar nga lufta
Ukraina e dëmtuar nga lufta

Nga ana tjetër, Rusia vazhdon të mohoj se ka kryer krime dhe shënjestruar civilët në “operacionin e saj special ushtarak” për të çarmatosur dhe “denazifikuar” Ukrainën.

Kievi dhe aleatët e perëndimor thonë se pushtimi është një luftë e paprovokuar agresioni.

Avokati britanik Wayne Jordash, i cili po koordinon ekipet e lëvizshme të drejtësisë që do të ndihmojnë hetuesit ukrainas, tha se hetimet do të “shkonin në krye” të udhëheqjes politike dhe ushtarake të Rusisë.

“Sigurisht përmasat e këtyre krimeve, natyra sistematike e tyre, ju e dini se duket shumë qartë, krime kundër njerëzimit. Mendoj se këtu është gama e tërë e shkeljeve të të drejtave ndërkombëtare humanitare. Pyetja është pse do sulmoni një kopsht fëmijësh. Është një krim lufte por që flet edhe për mentalitetin e forcave ruse dhe ky është ndoshta krimi më i zakonshëm këtu”, tha ai.

Grupi këshillues u krijua muajin e kaluar për të koordinuar mbështetjen ndërkombëtare për hetuesit ukrainas, të cilët kanë marrë rreth 17 mijë raporte për krime të mundshme lufte që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ka thënë ndër të tjera Jordash.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika