Grumbullohet Kombëtarja e Kosovës U20 në hendboll

Të hënën e 27 qershorit grumbullohet Kombëtarja e Kosovës U20 në hendboll. Kombëtarja U20 në korrik do të garojë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Bullgari

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll

Të hënën e 27 qershorit grumbullohet Kombëtarja e Kosovës U20 në hendboll, e cila në muajin korrik do të garojë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Bullgari.

Kryetrajneri Taib Kabashi në përgatitje ka ftuar 21 lojtarë, ku ndërkohë do të vendosë për ekipin final.

Grumbullimi i Kombëtares U20 mbahet në Gjakovë, ndërsa grumbullimi i lojtarëve bëhet në ora 12:00 në Hotel Apoloni.

Në Divizionin B, Kombëtarja U20 është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën, Rumaninë e Ukrainën.

Evropiani U20 do të mbahet nga 16 deri më 24 korrik.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika