51 të vdekur e 152 të lënduar si pasojë e zjarrit në një klub nate në Koçan, 18 në gjendje kritike

Vendi ku ka ndodhur incidenti - AP.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 152 pacientë po trajtohen në spitale për shkak të zjarrit që shpërtheu në klubin e natës së qytetit të Koçanit në orët e para të së dielës.

Ndërsa, 18 prej të lënduarve  janë në gjendje kritike.

Në një postim në Facebook, Ministria e Shëndetësisë siguroi publikun se janë vënë në dispozicion të gjitha resurset për të siguruar kujdesin e nevojshëm për të lënduarit, dhe se shpëtimi i jetëve dhe ofrimi i kushteve të përshtatshme për rikuperim janë prioritet i ministrisë.

Si pasojë e zjarrit, deri tani janë raportuar 51 të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur pas ndezjes së fishekzjarrëve në diskotekë, ku ndodheshin rreth 1500 persona.

Gjatë incidentit, në diskotekë po mbahej një koncert i një grupi të njohur muzikor nga Maqedonia e Veriut.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika