Shkon në 59 numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Pançe Toshkovski, deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan është rritur në 59, ndërsa numri i të lënduarve ka arritur në 155.

Sipas Toshkovskit, njëri nga viktimat është edhe një polic, i cili ka qenë në detyrë dhe ka qenë në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.

Ai ka thënë se nëpër spitale ka të vdekur që duhet të identifikohen përmes autopsisë.

Në lidhje me zjarrin në diskotekën e Koçanit, për katër persona është lëshuar urdhër arresti qendror.

Zjarri shpërtheu mbrëmë dhe deri në orën 11:30, sipas informacioneve të autoriteteve, humbën jetën 59 persona, nga të cilët 35 janë identifikuar. Prej tyre, 31 janë nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.

Ministri Toshkovski njoftoi se Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, po vazhdon hetimet dhe po siguron dokumentacionin lidhur me diskotekën dhe personat e lidhur me të.

Ai theksoi se në këtë moment nuk mund të japë më shumë informacion për katër personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti.

Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

Rreth 1.500 persona është thënë se kanë marrë pjesë në koncert.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika