Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, “mesazh i qartë për Serbinë”

Pas nënshkrimit të Deklaratës për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, gjenerali shqiptar në pension, Esad Çollaku, ka theksuar se kjo është një sinjal i qartë për Serbinë dhe shtetet e tjera që mund të kenë pretendime territoriale në Ballkan.

“Një nga këto marrëveshjet është një mesazh i qartë ndaj Beogradit, sepse kjo marrëveshje ia dërgon një mesazh të qartë gjithë atyre që kanë pretendime territoriale mbi shtete tjera fqinje, siç e dimë Serbia kishte nisur luftën në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë”, ka theksuar ai në emisionin FIVE.

Çollaku ka shprehur shqetësimin për gjendjen në Bosnjë-Hercegovinë, duke theksuar se situata atje po përkeqësohet për shkak të ndikimit të Listës Sërpska, e cila mund të ketë pasoja të rrezikshme për të gjithë Ballkanin.

Në lidhje me Shqipërinë, Çollaku ka shpjeguar se forcat ushtarake të vendit kanë nevojë për një rritje të mëtejshme, duke shtuar se Shqipëria duhet të investojë më shumë në numrin dhe përgatitjen e forcave të saj ushtarake.

“Shqipëria ka nevojë jashtëzakonisht shumë, sepse ngel pak në forcat ushtarak, ajo duhet që përveç ta rrisë numrin e ushtarëve dhe njësive të veta, duhet ta ketë dhe një përgatitje shumë të madhe, Shqipërisë drejtpërdrejt nuk i kanoset një rrezik sepse e ka Kosovën përpara”, ka theksuar mes tjerash ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika