Ish Presidentin Hashim Thaçi vizitojnë vëllezërit e tij brenda hapësirave të EULEX-it

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka kaluar natën në hapësirat e EULEX-it në Fushë Kosovë, një ditë pasi erdhi në vizitë të varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili vdiq më 16 mars.

Haga lejoi Thaçin që të qëndrojë për dy ditë në Kosovë dhe pas vizitës së djeshme në Burojë, ai u dërgua në EULEX.

Vëllezërit e Thaçit me mëngjes sot janë parë duke hyrë në EULEX për vizitë te ai.

Tri ditë pas ceremonisë së varrimit të babait, Hashim Thaçit i është lejuar ardhja në Kosovë derisa ai ishte për vizitë të babait në spital pak ditë para se të ndërronte jetë pas tri kërkesave të njëpasnjëshme për lejim të vizitës.

Nga ana tjetër, fillojnë të mblidhen të rinjtë e PDK-së para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë derisa ish Presidentin Hashim Thaçi po e vizitojnë brenda vëllezërit e tij.

May be an image of 11 people, car, crowd and text

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika