Kurti “bie pre e mashtrimit” të komedianëve rusë, mendonte se po bisedonte me presidentin e Letonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dyshohet të ketë rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve të famshëm rusë, të njohur si “Vovan & Lexus”, të cilët njihen për thirrjet e tyre telefonike të falsifikuara me figura të rëndësishme politike.

Në një video të publikuar të martën në platformën Rumble, komedianët pretendojnë se janë prezantuar para Kurtit si presidenti i Letonisë.

Megjithatë, vlen të ceket që mbetet e paqartë nëse kjo video është plotësisht e vërtetë apo nëse është manipuluar apo gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA). deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi autenticitetin e video. Për këtë Dukagjini ka adresuar pyetje në Qeverinë e Kosovës.

Në videon e publikuar, Kurti shfaqet duke folur në një bisedë online, ku ka diskutuar për çështje të ndryshme, duke përfshirë luftën hibride ndaj tij, opozitën në Kosovë e të tjera.

Në këtë bisedë ka theksuar se Serbia, Rusia dhe “elementë të tyre brenda Kosovës” kanë qenë të përfshirë në përhapjen e dezinformatave kundër tij.

Kryeministri i ka akuzuar partitë opozitare në Kosovë për dhënie të “premtimeve irracionale” dhe për flirtim me luftën hibride. Ai gjithashtu ka përmendur ndikimin e oligarkëve në këto përpjekje kundër tij.

Gjatë bisedës, Kurti ka kritikuar edhe ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se ai ka punuar katër vjet kundër tij dhe ka qenë një ndër faktorët që çuan në rrëzimin e qeverisë së tij të parë.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, qëndroi në Kosovë më 20 mars, por nuk ka konfirmime nëse mashtrimi ndodhi përpara apo pas kësaj vizite.

Komedianët rusë “Vovan & Lexus” janë të njohur për mashtrime të tilla dhe më parë kanë arritur të mashtrojnë edhe personalitete botërore si Hillary Clinton, Boris Johnson dhe Kamala Harris.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika