Haradinaj: Askush nga partitë nuk ka entuziazëm për krijimin e qeverisë së re

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar procesin e formimit të institucioneve të reja së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke thënë se nuk ka entuziazëm të mjaftueshëm për krijimin e qeverisë së re.

Formimi i Qeverisë: Kurti nuk flet por afatet ligjore fillojnë të rrjedhin pas certifikimit  

Haradinaj ka përmendur se qeveria në largim dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, nuk po nxitojnë të formojnë qeverinë e re, pavarësisht se dolën partia e parë në zgjedhje.

“Hetohet që askush nuk e ka entuziazmin e duhur për të krijuar qeverinë. Së pari hetohet që qeveria në shkuarje, kryeministri në shkuarje, ai që humbi besimin ose shumicën që kishte nuk po nxitohet fare. Përkundër po hetohet një strategji e vonesave e zhagitjes së procesit, e kemi parë me këto ankesat (në PZAP e Supreme). Të gjitha këto janë dëshira e tij me mbetë si ushtrues detyre në qeveri”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Haradija ka theksuar se ka një “trembje” nga ana e PDK dhe LDK-së për të marrë përgjegjsinë, për formimin e qeverisë. Ndërsa nga ana e opozitës hetohet një lloj treme me ec përpara. sikurse dini PDK prin, pasuar nga LDK-ja dhe ne dhe Nisma. I takon PDK-së me udhëheq negociatat mes opozitës. Mirëpo po hetohet një treme ë marrjes së përgjegjësive”, ka shtuar Haradinaj.

Deri më tani, pas më shumë se gjashtë javë nga zgjedhjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet me mbi 390.000 vota, ose 42.30%, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë mbi 190.000 vota (20.95%), duke siguruar 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë mbi 170.000 vota (18.27%), duke siguruar 20 ulëse. Koalicioni AAK-Nisma ka siguruar 8 ulëse me mbi 66.000 vota (7.06%).

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika