Vritet një polic i Kosovës në Kaçanik

Një polic ka humbur jetën në Kaçanik si pasojë e plagëve të marra. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij të martën rreth orës 23:00. Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli,ka thënë për Portalin Dukagjini se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes

Foto ilustrim

Një polic ka humbur jetën në Kaçanik si pasojë e plagëve të marra. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij të martën rreth orës 23:00. Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli,ka thënë për Portalin Dukagjini se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

Ai u transportua për në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër.  Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, ka thënë Veseli. 
 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika