Arrestimet për vrasjen e Muhamed Likës, Prokuroria në Ferizaj mban konferencë për media

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në orën 11:30, në ambientet e Stacionit Policor në Ferizaj.

Konferenca vjen vetëm disa orë pas një operacioni të gjerë të Policisë së Kosovës në Kaçanik, ku janë arrestuar më shumë se pesë persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Lika.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 11:30, në Stacionin Policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika